Arbëri

Boshnjaku zgjidhet Kryesues i Bordit Drejtues në SHSKUK

Dren Boshnjaku

Dren Boshnjaku është zgjedhur Kryesues i Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ky institucion njoftoi se Boshnjaku u zgjodh të enjten me 6 vota pro dhe një votë të pavlefshme, derisa mandati i tij do të jetë njëvjeçar.

SHSKUK-ja e ka falënderuar Naim Bardiqin për kontributin e dhënë deri më tani në këtë pozitë, e edhe anëtarin e Bordit Drejtues, Besim Demolli.

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-se në mbledhjen e 52 - të mbajtur me datë 20.06.2024 konform dispozitave ligjore; me 6 vota PRO, dhe një votë të pavlefshme, në mandat 1 vjeçar ka zgjedhur Kryesues të Bordit Drejtues, Dr. Dren Boshnjakun. Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast ka vlerësuar, dhe falënderuar, për kontributin e deritanishëm ish-Kryesuesin Dr. Naim Bardiqin dhe anëtarin e deritanishëm të Bordit Drejtues të SHSKUK-së Dr. Besim Demollin. Kryesuesi Dr. Boshnjaku në fjalën e tij falënderoj anëtarët e Bordit Drejtues për besimin e dhënë dhe premtoi angazhim maksimal në funksion të ngritjes së cilësisë të shërbimeve shëndetësore nga SHSKUK”, thuhet në komunikatë.