Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë thirrje që sulmuesit e Policisë në veri të dorëzohen menjëherë dhe t’i lirojnë pelegrinët në Manastirin e Banjskës.
Borrell ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në njoftimin e BE-së, Borrelli e ka quajtur “terrorist”, “të tmerrshëm”, e “frikacak” sulmin ndaj Policisë së Kosovës.
Borrelli ka dënuar agresionin e sotëm. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, kolegëve e të dashurve të policit që humbi jetën në detyrë dhe u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar.
