Arbëri

Boletini zgjidhet kryetar i Bordit të RTK-së

Besnik Boletini është zgjedhur kryetar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Boletini është zgjedhur në mbledhjen e mbajtur të enjten, përmes votimit të fshehtë.

Ai ka marrë shtatë vota për. Ndërkohë me shtatë vota për nënkryetare është zgjedhur Arta Berisha.

“Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të RTK-së. Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar. Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive; Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë; Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës; Listën e borxheve që i ka RTK-ja ndaj secilit subjekt; Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK-ja”, thuhet nga Bordi i RTK-së.