Arbëri

Blerta Deliu hyn në seancë vetëm për t’u nënshkruar për mëditje [VIDEO]

kuvendi, meditje, blerta deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, të martën ka hyrë në seancën e Kuvendit vetëm sa për t’u nënshkruar dhe ka dalë menjëherë nga salla.

Në videon e KOHËS, Deliu shihet duke hyrë në sallë dhe duke u nënshkruar në hyrje te pika ku bëhet regjistrimi i deputetëve të pranishëm dhe pasi shkon te tavolina e saj për të marrë diçka, del nga salla dhe nuk kthehet më.

Deliu në seancë ka hyrë disa minuta, pasi Grupi Parlamentar i saj (PDK) e ka lënë sallën në shenjë proteste ndaj mosmiratimit të mocionit për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike.

Nënshkrimet nga deputetët bëhen për të dëshmuar praninë e tyre në seancë në mënyrë që të marrin mëditjet. 

Sipas rregulloreve në fuqi, mëditjet për një muaj, janë 250 euro.

KOHA ka tentuar që të kontaktojë deputeten Deliu, por ajo nuk u është përgjigjur thirrjeve e as mesazhit deri në publilkimin e lajmit.

Pas publikimit, ajo ka sqaruar situatën dhe përgjigjen e saj mund ta lexoni KËTU