Vendimi i Komunës së Mitrovicës, i marrë tri ditë më parë për shkurtim të orarit të punës për bizneset, nuk po u konvenon pronarëve të tyre.
Andaj, ata kanë protestuar para komunës, duke kërkuar zgjidhje tjetër, pasi thonë se me këtë janë dëmtuar si biznese, raporton KTV.
Por, ndërkohë, në takim ata i priti kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.
Ata u pajtuan që të bëhen disa ndryshime në këtë vendim.
Kryetari Agim Bahtiri thotë se pas takimit e ka kuptuar që vendimi ka qenë i ngutshëm.
Përndryshe, Komuna e Mitrovicës kishte vendosur që bizneset të kenë orarin e punës nga ora 8:00 deri në orën 21:00, përderisa ata që dëshirojnë të punojnë deri në orën 23:00, duhet të paguanin një shumë prej 50 eurosh, por që për këtë të fundit Bahtiri u pajtua të hiqet pas takimit me pronarët e bizneseve.
Ndërsa të dielave, ata do të mund të punojnë vetëm deri në orën 11:00 të paradites.