Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut, duke thënë se është i gatshëm të bashkëpunoj “drejt forcimit të raporteve ndërshtetërore”.
Bislimi ka shkruar në rrjetin social X të enjten se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë edhe në rrafshin rajonal e në frymën e mirëkuptimit.
“Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt forcimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, ka shkruar ai.
Në vendin e dytë për kah numri i votave në zgjedhjet parlamentare u radhit Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me rreth 17 për qind të votave, e në vend të tretë koalicioni i opozitës shqiptare, VLEN, që i ka fituar mbi 14 për qind të votave.
Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate, që aktualisht është në pushtet, radhitet në vendin e katërt me mbi 13 për qind të votave.