Arbëri

Bislimi pas takimit me Sorensenin: Biseduam rreth zbatimit të marrëveshjeve

sorensen

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti të enjten Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ata biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, “e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”.

Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.

Lexo përditësimet tjera
Peter Sorensen - emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

Emisari i BE-së në Kosovë, takohet me Bislimin

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, të enjten do të takohet me zëvendëskryeministrin në...