Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven, e në takim u tha se kanë diskutuar për nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovë.
Bislimi ka shkruar në rrjetin social X të mërkurën se kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve ekonomike dhe tregtare si dhe për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Kam pasur një takim mikpritës me ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe nevojën për heqjen e masave të BE-së kundër Kosovës. Mezi pres të punoj ngushtë me ju, ambasador”, ka thënë zëvendëskryeministri.