Arbëri

Bien temperaturat, rrebeshe shiu e breshri në disa rajone

moti

Reshje shiu e breshri kanë përfshirë disa pjesë të vendit të dielën pasdite, duke shënuar edhe rënie të temperaturave të larta që kanë mbretëruar për disa javë. 

Reshje shiu e breshri ka pasur në disa rajone të Kosovës, pamjet e të cilave janë publikuar në rrjete sociale. 

Në fshatrat e Skenderaj breshri ka dëmtuar kultura bujqësore. 

KP ka raportuar se Xhevat Dervishi nga fshati Kopiliq i Epërm i Skenderajt, u ka dërguar disa fotografi ku shihet se përveç dëmeve në kultura bujqësore, breshëri ka dëmtuar edhe serën e tij. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar riga shiu të shoqëruara më rrufe.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqërua me rrufe në shumë pjesë të territorit”, thuhej në njoftimin e Institutit për parashikimin e motit për të dielën. 

Sipas këtij njoftimi java e ardhshme parashihet me rënie të temperaturave dhe herë-herë me riga shiu të përcjella me rrufe.