Artikulli u përditësua (08:34) – Uebfaqet që kishin rënë nga sistemi janë këndellur dhe tani po hapen.
Në Qeveri kanë thënë se bëhet fjalë për problem teknik.
“Në mëngjes ka pasur një problem teknik i cili është rregulluar shpejt. Të gjitha webfaqet tani janë funksionale”, ka thënë Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.
Megjithatë, siç ka mësuar KOHA, problemi me uebfaqet e institucioneve s’ka qenë vetëm në mëngjesin e së hënës, por edhe të dielën mbrëma.
Kanë rënë nga sistemi disa uebfaqe të institucioneve të Kosovës. Gazeta Zyrtare dhe uebfaqja e Qeverisë janë jashtë funksionit mëngjesin e 7 prillit.
Në mëngjes nuk kanë funksionuar as uebfaqet e ministrive.

Gjithashtu, probleme ka edhe platforma e shërbimeve online, “e-kosova”.

KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të Zyrës së Kryeministrit për të marrë përgjigje se ku qëndron problemi.