Arbëri

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

Falja e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Falja e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Foto: Driton Paçarada

Pas muajit të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjes iu drejtuan xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër Bajramit.

Bajrami nuk ka datë të përcaktuar. Ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të Ramazanit. Familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje.

Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit.