Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta anulojë vendimin për masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët.
Ai ka thënë se duhet të ndiqen kompanitë që abuzojnë me çmime, por jo të vendoset një masë e tillë.
“Kërkojmë nga kryeministri që ta anulojë këtë vendim. Të ndiqen të gjitha ato kompani të cilat abuzojnë me çmime, nëse ka të tilla në dëm të qytetarëve, sepse për disa kompani po dëmtohet i gjithë sektori i naftës”, ka thënë ai.
Ministria e Tregtisë ka kthyer masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët, pas evidentimit se rritja e çmimeve nga ana e tyre nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror. Të premten me anë të një vendimi ajo ka caktuar marzhën e fitimit prej 2 centësh për litër në shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër në ato me pakicë
Pas shtrenjtimit të karburanteve, Ministria e Tregtisë (MINT) ka vendosur kufizim të fitimit për naftëtarët. Me një vendim, të premten ajo ka caktuar marzhën e fitimit prej 2 centësh për litër në shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër në ato me pakicë.
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan për naftë e benzinë, duke thënë se kjo do të ketë efekte shkatërruese për kompanitë e naftës.
Në një reagim të siguruar nga KOHA, Shoqata tha se ky vendim është marrë pa asnjë analizë të ndikimit të vendimeve të 2022-s, pa asnjë justifikim, derisa shtoi se kjo i obligon kompanitë sërish të punojnë me humbje që për pasojë kanë falimentimin e tyre.