Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Serbia ka dashur të krijojë një “Panda 2”, pas kapjes së një sasie të konsiderueshme armatimi në Zveçan nga Policia e Kosovës ditë më parë.
Të premten një sasi e konsiderueshme e armëve u kapën në një veturë me targa nga Beogradi në Zveçan. Të shtunën, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, para mediave i kishin paraqitur arsenalin e madh të armëve të kapur.
Berisha ka thënë se Serbia ka dashur që ta përsërisë atë që kishte tentuar ta bënte më 1998-n në Pejë. Sipas tij, ky është misioni i presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Kur kanë hyrë ato armë, kam thënë se Serbia ka dashur të krijojë një ‘Panda 2’. Ky është qëllimi dhe misioni i Vuçiqit, që të veprojë njëjtë sikur Millosheviqi. Ka dashur me kriju një pretekst si atëherë në Pejë. Këta [serbët] i kanë vra fëmijët e vet për të krijuar një pretekst për të ndërhyrë në Kosovë. Po e them me kriju një ‘Panda 2’ kushtimisht, që mund të ndodhë në forma të ndryshme. Duke e njohur për jokonvecionalitetin e saj [Serbia], kam paragjykuar se mund ta minojë edhe kufirin”, ka thënë Berisha në “Konfront” të KTV-së.
LIVE KONFRONT: