Arbëri

Beogradi reagon për arrestimin e serbit të dyshimtë për krime lufte në Kosovë

Serbia zyrtare ka reaguar sot ndaj arrestimit të serbit të dyshuar për krime lufte kundër shqiptarëve dje në Klinë, transmeton Koha.net.

“Nuk është hera e parë që kur vazhdon dialogu në Bruksel, në terren ndodh diçka qëllimisht që na provokon dhe na largon nga qëllimi kryesor – bisedat për formimin e Asociacionit e Komunave serbe”, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i kryetarit të Serbisë Nikola Selakoviq lidhur me arrestim e Milorad Zajiqit, në Klinë .

Ai, përkujton gazeta, ka thënë se vjet me akuzë e dyshim të ngjashëm në Suharekë është arrestuar e më pas liruar Bogdan Mitroviq.