Siguria

Begaj: Ballkani Perëndimor, dëshmitar i konflikteve të përgjakshme

Bajram Begaj

Foto: Driton Paçarada

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka qenë dëshmitar i konflikteve të përgjakshme, duke shtuar se ato kanë lënë shenjë “të paharrueshme në tokat dhe zemrat tona”.

Ai ka shtuar se në këto konflikte barrë kanë bartur edhe gratë.

“Gratë kanë qenë cak i dhunës, i janë nënshtruar spastrimit etnik. Sot jemi bërë bashkë në Kosovë për të ritheksuar përkushtimin tonë ndaj bashkëpunimit e progresionit që janë me rëndësi për sigurinë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Begaj në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Për Begajn, gratë kanë pasur rol ndërmjetës të paqes dhe solidaritetit.

“Gratë përfshihen në mënyra të ndryshme në jetën politike, biznesit dhe në shoqërinë civile”, ka theksuar ai.