Kontradiktat e idesë për bashkimin Kosovë-Shqipëri nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, trajtohen në të dielën me Kohën Ditore.
Se pse kjo ide, nga njohës të politikës të të dy shteteve, konsiderohet e pasinqertë dhe populizëm i momentit, mësoni në faqet e para kushtuar kësaj teme.
Në intervistë, eksperti amerikan për Ballkanin, Edward P. Joseph, tregon për efektet e një ideje të tillë, ndërsa në “Rrëfime lufte” mësoni për përvojat e një kosovari në Policinë Jugosllave në vitet e ‘50-a.
Nga Bota vjen rrëfimi i një burri dhe lidhjet e tij me një sulm kamikaz. Mësoni gjithashtu pse foshnjat në Korenë e Jugut, që në lindje konsiderohen 1-vjeçare.
Faqet e Kulturës, këtë javë, sjellin profilin e muzikantit Thomas Leleu dhe përmes imazheve, gazeta sjell rrugëtimin e Ismail Qemalit.
Kujt ia kushton golat sulmues Arb Manaj dhe pritjet e boksierit Ardit Delijaj nga Kampionati Evropian “Minsk 2019”, janë detaje që mund t’i kuptoni në Sport.
Por, janë mbi 80 faqe të gazetës ku mund të gjeni shumë materiale interesante nga të gjitha fushat dhe për të gjitha moshat.