Në fshatin Shkabaj, gjysma e shtëpive mbi rrugë i takojnë Komunës së Obiliqit, e ato nën rrugë asaj të Prishtinës.
Por, banorët e 50 shtëpive që i takojnë kryeqytetit, thonë se linja e autobusit e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës është më shumë se 2 kilometra larg.
Ata kërkojnë nga Komuna që autobusi që vjen nga Prishtina dhe anasjelltas, të ketë ndryshime dhe të kalojë më afër tyre.
Vështirësitë më të mëdha thonë se i kanë nxënësit.
Të pakënaqur me transportin publik janë edhe banorë të tjerë, të cilët këtë e konsiderojnë si të padrejtë.
Përfaqësuesi i fshatit thotë se, përveç transportit, ky fshat po anashkalohet nga Komuna edhe sa u përket shumë projekteve tjera.
Shefi i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Habib Qorri, ka thënë për KTV-së se linja 6A kalon në tërë fshatin dhe se banorët duhet të ecin vetëm 500 metra deri te ndalja e autobusit.