Arbëri

Banorët e Xërxës të rrezikuar nga lënia në gjysmë e punimeve të rrethrrotullimit e nënkalimit

Nëpër këtë “gropë të ferrit” siç e quajnë banorët e Xërxës së Rahovecit duhet të kalojnë për çdo ditë fëmijët e këtij fshati për të shkuar në shkollë.

Një mësimdhënës detyrohet që pas mësimit të kujdeset për këta fëmijë për t’i ndihmuar ta kalojnë udhëkryqin.

Punimet, të cilat ka më shumë se një vit që kanë nisur për ndërtimin e një rrethrrotullimi dhe nënkalimi, kanë mbetur në gjysmë duke shkaktuar rrëmujë të madhe dhe vështirësi të lëvizjes, sidomos për nxënësit, raporton KTV.

Të shqetësuar me këtë gjendje janë edhe prindërit.

Këshilli i fshatit tashmë ka vendosur që së shpejti të dalin në protestë për shkak të vonesës gjatë punimeve.

Kryetari i Komunës thotë se çështjet pronësore i kanë vonuar punimet derisa i bën thirrje Ministrisë së Infrastrukturë që sa ma shpejt t’i nisë punimet për realizimin e këtij projekti.

“Kohavisioni” e ka pyetur edhe Ministrinë e Infrastrukturës se kur do të nisin punimet, por zyrtarë të saj nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje.