Ka disa ditë që banorët e lagjes Mat të Prishtinës, po ballafaqohen me mungesë të madhe të energjisë elektrike.
Të shtunën banorëve të kësaj lagje u është ndalur energjia elektrike pesë herë, kur në këtë kohë temperaturat janë shumë të larta dhe shumica e banorëve nxehen me energji elektrike. Edhe pse banorët janë ankuar për këto mungesa, edhe sot (e hënë), para orës 07:00 në mëngjes është ndalur energjia elektrike.
Rrejti elektrik, edhe pse nuk është paraparë për shumë kyçje, KEDS ka dhënë leje për kyçje në rrjetin elektrike, megjithëse pasojat po i bartin banorët e lagjes Mat.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se këto ndërprerje kanë ardhur si pasojë e një defekti i cili ka paraqitur problem të kohëpaskohshëm gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar disa ndalesa të kohëpaskohshme. “Pra, ato nuk kanë qenë reduktime dhe nuk kanë ardhur si pasojë e mungesës së furnizimit, por kanë qenë probleme teknike”, i tha RTK-së Buzhala.
Sipas tij ekipet e KEDS-it janë marrë në vazhdimësi më këtë dhe sot kanë arritur ta identifikojnë problemin, i cili është duke u adresuar. “Pas sanimit të tij, që do të bëhet në kohën më të shkurtër të mundshme, furnizimi edhe për atë pjesë do t’i kthehet normalitetit”, tha ai.