Arbëri

Banorët e Kapeshnicës s'e lejojnë operatorin t`i kryejë punimet në rrugë

Para tri ditësh Komuna ka kërkuar nga operatori i kontraktuar që të nisë punën për asfaltimin e rrugës kryesore në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

Së pari heqjen e kubëzave të vjetra e pastaj asfaltimin e asaj rruge, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, këtë Komuna duket se e ka bërë pa llogaritur në reagimin e banorëve të asaj lagjeje, të cilët edhe vitin e kaluar kishin kërkuar nga Komuna që të mos nisë të punojë në natë rrugë, përderisa nuk e realizon kërkesën e banorëve.

“Kemi kërkuar edhe vjet që komuna një herë me i ndërru gypin e kanalizimit dhe atë të ujësjellësit, i cili është nga asbesti, e pastaj t’i heqë kubëzat dhe ta asfaltojë rrugën”, flet Ibër Ferizi, banor i kësaj lagjeje për kërkesën e bashkëbanorëve të tij.

Vitin e kaluar, siç tregon ai, Komuna kishte pasur ndërmend të nisë punimet në atë rrugë, por banorët nuk kanë lejuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)