Arbëri

Banorët e Gllarevës shqetësohen për tokat pjellore që duhet t’i japin për autostradën Prishtinë-Pejë

Emin Balaj kujton që qysh moti ta ketë punuar tokën për mbjelljen e grurit dhe misrit në fshatin Gllarevë.

Mirëpo, meqë për pak muaj do të nisë ndërtimi i segmentit Kijevë- Klinë- Zahaq për Autostradën Prishtinë- Pejë, nga prona e tij do të merren 1 hektar e gjysmë tokë pjellore, raporton KTV.

Me të ardhurat që nxirrte nga korrja e grurit dhe e misrit, tregon se e mbante familjen.

Emin Balaj, banor i fshatit Gllarevë, tregon se me dëshirën e tij nuk do ta jepte asnjëherë tokën.

Për dallim nga Balaj, bashkëfshatarëve të tij, autostrada po ua ndan në mes pronën.

Segmenti i ri do të prekë më së shumti pronat e komunës së Klinës, gjithsej 16 fshatra.

Derisa 80 për qind e pronës është private, ndërsa vetëm 20 për qind publike.

Prej këtyre zonave, nga të dhënat e komunës del se kultivohen 4 deri 5 mijë kilogramë misër apo grurë për hektar.

Në komunë, tregojnë se rreth 60 qytetarë u janë drejtuar me ankesa, pavarësisht se nuk kanë kompetenca në projekt.

Ministria e Infrastrukturës thotë t’i jenë drejtuar vetëm 16 qytetarë.

Për të gjitha këto shpronësime, kryeministri ka urdhëruar Ministrinë e Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor që t’i njoftojnë pronarët brenda afatit prej 10 ditësh,që prej marrjes së vendimit, në fund të muajit të kaluar.