Në mungesë të rrjetit të ujësjellësit, Haxhi Kurti furnizohet me ujë nga puset në këtë fshat.
Kurti thotë se në fshatin Bresalc të Gjilanit nga viti i kaluar kanë nisur punimet për rrjetin e ujësjellësit, por ende nuk kanë përfunduar.
Edhe banorë të tjerë të këtij fshati shprehen të shqetësuar me problemin me furnizim me ujë të pijes.
Ata thonë se funksionalizimi i rrjetit të ujësjellësit që ka nisur tash e sa kohë është i domosdoshëm, raporton KOHA.
Komuna e Gjilanit thotë se aktualisht furnizimi me ujë të pijshëm është i mirë dhe obligimet buxhetore i kanë kryer edhe për rrjetin e ujësjellësit në Bresalc.
Sipas një raporti të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në muajin mars për periudhën 2018-2019 përqindja e ekonomive familjare që nuk janë kyçur në rrejte të ujësjellësit është 13.69 për qind.