Banorët e fshatit Bërnicë e Epërme e komunës së Prishtinës kanë dalë të dielën para shkollës “Andon Zako Çajupi” në shenjë paralajmërimi për protestë, për shkak të mungesës së ujit për më shumë se dy dekada në këtë fshat.
Sipas përfaqësuesit të këtij fshati, Hajriz Maqani, në vitin 2019 kanë parashtruar një kërkesë për të pajisur këtë fshat me një pompë, mirëpo sipas tij edhe pse është aprovuar kërkesa një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Banorët kanë kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, që ta rregullojë këtë situatë, përndryshe kanë paralajmëruar protesta e bllokim të rrugëve.