Puna e drejtorit të Spitalit rajonal të Gjilanit në ordinancën private po u pengon banorëve që banojnë në këtë ndërtesë kolektive.
Thonë se që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus në Kosovë po ndihen të rrezikuar nga pacientët që vizitohen në kliniken private të pulmologjisë, raporton KOHA.
Banorët janë ankuar në Komunë, kurse edhe pse Inspektorati ka pezulluar përkohësisht veprimtarinë e drejtorit, leja përsëri i është kthyer atij.
Sejdi Abazi, banor, thotë se të gjithë banorët e ndërtesës kanë nënshkruar peticion që të pezullohet aktiviteti i drejtorit Nisret Hajrullahu derisa të kalojë pandemia.
Megjithatë, vetë Hajrullahu thotë se nuk e ka parë të arsyeshme që ta pezullojë punën, sepse shton se ka pacientë që kanë nevojë për ndihmën e tij.
Hajrullahu tregon se ka leje nga Drejtoria e Inspektoratit që të operojë me biznesin e tij.
Hajrullahu ka shtuar se Sejdi Abazin, banor i kësaj ndërtese, e ka denoncuar edhe në polici, sepse, sipas tij, ai po e pengon gjatë punës.