Arbëri

Balje thotë se u ndalua nga autoritetet serbe në Merdarë

Duda Balje

Duda Balje (Foto-Ilustrim KOHA)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, tha se është ndaluar për rreth një orë e gjysmë nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë.

Ajo ka deklaruar të martën se se zyrtarët kufitarë ju kanë thënë se është vetëm kontroll i rregullt.

“Po me familje me burrin dhe me fëmijët jemi rrugës për Austri. Kemi kaluar në Merdarë edhe kemi prit për një orë e gjysmë, pa arsyetim dhe pa asnjë fjalë. Pastaj kemi marrë letrën dhe kemi vazhduar... Burri ka pyetur se a kemi bërë diçka? Kanë thënë jo është vetëm kontroll e rregullt. Kemi marrë pasaportën dhe kemi vazhduar rrugën. Tash jemi rrugës për në Hungari”, tha Balje për KSP-në.

Ditë më parë, autoritetet serbe kanë ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova, në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë. Qendra për Menaxhim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i shmangen pikës kufitare në Merdarë