Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që Qeveria në një mbledhje elektronike të hënën e ka Projektligjin për ratifikimin e Traktatit që ka arritur me Danimarkën për strehimin në burgjet e Kosovës të të burgosurve nga Danimarka, të cilën Kuvendi e ka rrëzuar javën që shkoj.
Bajrami ka thënë se Parlamenti i Republikës së Kosovës e ka rrëzuar me votë këtë marrëveshje.
Ajo ka thënë se sërish do të votojë kundër saj.
“Unë kam votuar kundër javën e kaluar do të votoj prapë kundër. Miratimi i kësaj marrëveshje është gabim dhe nuk duhet të bëjmë Kosovën vend për të sjellë të burgosur. Kosova duhet të krijojë kushte për investime të huaja. Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ajo tutje ka shkruar Se në tri vjetët e fundit Qeveria ka paguar 34 milionë euro qira për shfrytëzim të ndërtesave private për institucione publike.
“Po ia rikujtoj Qeverisë se sipas raporteve të Ministrisë se Financave në tri vjetët e fundit kanë paguar 34 milionë euro qira, për shfrytëzimin e ndërtesave private për institucionet publike. Ndërtesat publike duhet të përdoren veç për interesat e qytetarëve, e sjellja e të burgosurve nga Danimarka, e të cilët as të këtij vendi nuk janë veç interes qytetar nuk mund të jetë”, ka shkruar Bajrami.