Arbëri

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lord Mark Lancaster

(E përditësuar 16:00) Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit nuk ka kaluar pa u përmendur as në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Lord Mark Lancaster teksa ka prezantuar draftraportin në të cilën përmendet Kosova, ka folur edhe për armatimet serbe nga Rusia, të cilat i ka quajtur destabilizuese për rajonin.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, poashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Lancaster: Viti 2023 solli konfrontime të dhunshme në veri të Kosovës

Lord Mark Lancaster nga Mbretëria e Bashkuar ka paraqitur draftraportin, i cili i kushtohet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Lancaster Asamblenë Parlamentare të NATO-s foli për sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti për këto dy vende.

Lord Mark Lancaster (Mbretëria e Bashkuar) paraqiti draftraportin që i kushtohet kryesisht Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, në të cilin trajtohen sfidat e sigurisë dhe kërcënimi nga konflikti.

Në këtë raport, ndër të tjera aty thuhet se viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, të cilat ishin alarm për liderët perëndimorë për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor.

Më tej thuhet se mungesa e marrëdhënieve të normalizuara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbjellin kërcënimin e konfliktit serioz me implikime të mundshme rajonale. Si përgjigje, aleatet përforcuan misionin e tyre të KFOR-it.

Tutje në raport në anën tjetër, paraliza politike në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) gjithashtu përmban një potencial të fshehtë për të prishur Marrëveshjen e Dejtonit, e cila ka mbajtur një paqe të dobët midis popujve kryesorë përbërës të vendit për gati 30 vjet.

“Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën paralajmëroi kohët e fundit për "një nivel të paprecedentë sulmesh" kundër zgjidhjes së pasluftës, kryesisht nga Republika Srpska (RS), e cila po shton kërcënimet për t'u shkëputur nga BiH së bashku”, thuhet në raport.

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengoj integrimet transatlantike, poashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe”, ka deklaruar ai.

Përveç Rusisë, ai ka përmendur edhe Kinën si ofrues armatimesh, teksa këto veprime i ka quajtur si “jo transparente”.

Në anën tjetër ai ka bërë thirrje për normalizim të marrëdhënieve mes dy kryeqyteteve fqinje, duke kërkuar vëmendje të shtuar të aleatëve në këtë drejtim.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në partneritetin për paqe”, ka deklaruar ai.

Një nga kërkesat e tij gjithashtu ka qenë forcimi i sundimit të ligjit për Kosovën, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Në kohen sa po prezantohej Draft - raporti për Kosovën dhe Bosnjën dhe Hercegovinën nga Lord Lancester, me delegacionin e Serbisë shihet Goran Rakiq./ RTK


Asambleja Parlamentare e NATO-s nis punimet, Kosova në agjendë

Në Sofje të Bullgarisë për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Delegacioni i Kosovës pret votim të suksesshëm për avancimin e statusit të saj nga vëzhgues në atë anëtar të asociuar në aleancë. 

Punimet në Asamble kanë nisur të shtunën, 25 maj. Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision, por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draftraporte edhe për Kosovën.

Çështja e avancimit të statusit të Kosovës do të jetë në agjendë të hënën.

Asambleja Parlamentare i ka 274 deputetë, nga 32 vendet anëtare të NATO-s.

Për shumë vjet, Kosova e ka pasur statusin e anëtarit vëzhgues dhe avancimi i statusit është niveli më i lartë i prezencës në Asamble deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohet delegacioni pjesëmarrës i Kosovës, do të ketë përfshirje më të madhe në vendimet e Asamblesë dhe Kosova mund të kontribuojë në adresimin e amendamenteve dhe komenteve lidhur me dokumentet të cilat i trajton Asambleja.

Pas fushatës kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës (KiE), Serbia është duke bërë përpjekje për ta penguar avancimin e statusit të Kosovës edhe në këtë organizatë.

Në letrën që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnbiq, i ka dërguar kryesuesit të delegacionit të Kroacisë në Asamblenë Parlamentare, Ante Baçiq, ajo ka thënë se avancimi i statusit të Kosovës do të kishte pasoja negative politike dhe të sigurisë.