Arbëri

AUV-i bllokon 26 tonë mish të shkrirë që vinte nga Brazili

mish

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin e një ngarkese prej 26 tonë mishi të shkrirë të cilën ngarkesë e ka hasur gjatë kontrollit inspektues në pikën kufitare “Porti i Durrësit”. 

AUV ka gjetur se mishi nuk po ruhej në temperaturën e paraparë me kriteret ligjore. Ka thënë tutje se ngarkesa kishte origjinë Brazilin e se mishi ishte mish gjedhi. 

“Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare të kontrollit ‘Porti i Durrësit’, ka hasur në ngarkesë me mish gjedhi të shkrirë. Për shkak se kjo bie në kundërshtim me kriteret ligjore të sigurisë se produktit. Inspektori menjëherë ka vendosur për refuzim të importit. Sipas certifikatës se ngarkesës dhe dekleracionit-etiketës se produktit, ai është dashur të ruhet në temperaturën nën -18 gradë. Në shikim të pajisjeve matëse të mjetit transportues, dhe matjeve plotësuese me pajisje të vetë inspektorit. Ka rezultuar, se produkti nuk është ruajtur në përputhje me normat ligjore të përcaktuara për nivelet maksimale të temperaturave për produkte të ngrira. Po ashtu në shikim vizual vërehet se ngarkesa ka rrjedhje si shkak i mos funksionimit të duhur të pajisjes ftohëse”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

AUV ka njoftuar tutje se ngarkesa është bllokuar nën mbikëqyrje të autoriteteve të Kosovës, dhe do të kthehet në vendin e origjinës – përveç nëse kërkohet që të asgjësohet nga pala tjetër.