Inspektorati Veterinar në Gjilan ka asgjësuar 19,750 kg peshk, që ishte bllokuar në depon e distributorit për shkak të prezencës se parazitëve.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kishte vërtetuar se kjo sasi peshku ishte e papërshtatshme për konsum. Në pamundësi që produkti të kthehej në vendin e origjinës, ai është asgjësuar.
“Bazuar në ligjet në fuqi inspektorati kishe nxjerr masën e ndalesës për qarkullim ne treg, mbi bazën e kategorisë si produkte i papërshtatshëm për konsum. Pas ankesës se palës në shkallë të parë të ankesës, komisioni profesionale i Agjencisë se Ushqimit dhe veterinarisë, kishte vërtetuar se vendimi i ekipit inspektues është i bazuar dhe e mbanë në fuqi. Pala kishte të drejtë qe produktin ta kthente në vendin e origjinës ose të parashtronte kërkesën për asgjësim. Në pamundësi të kthimit produkti u asgjësua në deponin rajonale të mbeturinave Gjilan në prezencë të inspektorëve të AUV-së”, thuhet në njoftimin e AUV-i.