Arbëri

Asfaltohet një rrugë në fshatin Shtupel të Klinës

Në lagjen “ Bakaj” të fshatit Shtupel të Klinës ka nisur asfaltimi i rrugës, e cila do të lehtësojë qarkullimin për 40 familje të saj. Rruga është e gjatë 1.3 km dhe për asfaltimin e saj do të shpenzohen 61 mijë euro.

i janë gëzuar asfaltimit të kësaj rruge, pasi kanë pasur telashe të mëdha në lëvizje, sidomos gjatë stinës së dimrit. Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ka ndjekur sot punimet dhe ka bërë të ditur se asfaltimi i kësaj rrugë financohet nga Komuna e Klinës. Në komunën e Klinës se shpejti pritet të fillojnë edhe disa projekte për rregullimin e infrastrukturës rrugore.