Eksperimenteve në sektorin e arsimit nga paslufta, i kushtohet këtë të diel, Koha Ditore.
Mungesa e cilësisë në tri nivelet e arsimit, infrastruktura e dobët, korrupsioni e ndërhyrjet politike, janë disa prej problemeve që trajtohen në këtë numër.
“Çanta që peshon shumë”, është titulli i editorialit nga Elmaz Isufi, ndërsa në intervistë, këtë javë, flet profesori universitar Muhamet Bicaj.
Për anën e errët të Kremlinit dhe për jetën sekrete të princeshave arabe, lexoni në faqet e rezervuara për reportazhe nga Bota.
Në 7 shkronja, këtë javë lexoni pikëpamjet e Don Lush Gjergjit, ndërsa në rubrikën “Kosovarçe”, njoftoheni me një familje që i ka hapur dyert për fëmijët e pastrehë.
Nga kultura, veçohet një profil i piktores Mirjeta Qehaja dhe, po ashtu, ai i balerinit Kreshnik Musolli dhe përvoja e tij si koreograf në shfaqjen “Andërr”.
Titujt më të rinj të librave, top-listat nga muzika në botë dhe filmat e fundit që po dominojnë kinematë, mund t’i kuptoni në rubrikat e zakonshme të gazetës. Pritjet nga talenti i futbollit Valon Zumberi, kapiten i Kosovës U-17, dhe sfidat në kualifikime përballë superfuqive si Spanja, i lexoni në faqet e sportit.
Përveç nga sporti vendor, gjeni edhe personazhe interesante nga bota, e, si zakonisht, edhe shumë faqe me enigmatikë, reportazhe e lajme interesante në mbi 80 faqe të së dielës me Kohën Ditore.