Arbëri

Arrestohet asamblisti i VV-së në Prishtinë

Arianit Beqiri - VV

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, njoftoi se është arrestuar asamblisti Arianit Beqiri, pasi sipas tij, nuk pranoi të paguante hyrjen në hapësirën ku shfaqen ndeshjet e kampionatit Euro 2024.

Sveçla shkroi në Facebook se Beqiri është goditur me shqelm gjatë arrestimit, e për këtë “duhet të merret Inspektoriati Policor”.

Policia e Kosovës tha se ai dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për moszbatim të urdhrave policorë.

“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor  për mos zbatim të urdhrave të policit dhe  dyshimit  për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Aktualisht, Policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

LEXO EDHE: