Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar kërkesën e INFRAKOS-it për të caktuar masën e përkohshme të sigurimit, duke ndaluar kështu Komunën e Drenasit që të marrë veprime dhe kryerje të punimeve në zgjerimin e rrugës “Ilaz Kodra” në Drenas, duke filluar nga Stacioni Hekurudhor, në anën e djathtë të hekurudhës, në drejtim Drenas – Pejë e deri te kufiri me oborroin e stacionit të autobusëve në Drenas, në gjatësi 450 metra.
INFRAKOS-i kishte parashtruar kërkesë për masë të përkohshme të sigurimit duke kërkuar të ndalohen punimet në pronën e saj.
Në të vërtetë kjo rrugë, afro 450 metra, ka filluar të zgjerohet sivjet. Projekti ishte i paraparë me katër korsi, por pasi nisën punimet, Komuna u tërhoqë nga projekti shkaku i reagimit të INFRAKOS-it.
Edhe me projektin e ri që ndryshon nga ai fillestar, punimet po bëhen në tokë të INFRAKOS-it, gjë që ka reaguar ndërmarrja duke kërkuar në gjykatë masën e përkohshme, masë që është aprovuar nga Themelorja e Prishtinës.
Rruga rreth 500 metra është një nga dy rrugët kryesore në qendër të Drenasit dhe ka rreth një vit që ka nisur shkaku i këtyre kontesteve nuk ka përfunduar.
“Aprovohet kërkesa e INFRAKOS-it me seli në Fushë Kosovë, caktohet masa e përkohshme e sigurimit dhe kundërshtarit të sigurimit Komunës së Gllogocit, i ndalohet menjëherë ndërmarrja e veprimeve dhe kryerjes së punimëve në zgjerimin e rrugës ‘Ilaz Kodra’, në lokacionin qyteti i Drenasit, duke filluar nga Stacioni Hekurudhor në Drenas, ana e djathtë e hekurudhës, në drejtim Drenas – Pejë e deri te kufiri me oborrin e Stacionit të Autobusit në Drenas, në gjatësi prej 450 metrave”, thuhet në vendimin e Themelores.
{gallery}