Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokati i Gjukanoviqit kërkon që ajo të lirohet nga akuza për spiunazh

jelena

Në Gjykatën e Apelit është shqyrtuar ankesa e mbrojtjes së Jelena Gjukanoviqit, e cila është dënuar me gjashtë vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Avokati i saj, Predrag Milkoviq, ka kërkuar që Gjukanoviqi të lirohet nga akuza, të anulohet aktgjykimi i shkallës së parë dhe çështja të kthehet në rivendosje.

Në seancën për shqyrtimin e ankesave, Milkoviq ka kundërshtuar përdorimin e përmbajtjeve të telefonit të sekuestruar si prova.

Sipas tij, Prokuroria nuk ka pasur vendim gjykate për kontrollimin e përmbajtjeve të telefonit.

Ankesë ndaj aktgjykimit ka paraqitur edhe Prokuroria Speciale, por përfaqësues të saj nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme.

Edhe Gjukanoviq i dha BIA-s serbe pasqyrë të qartë të situatës në veri Arbëri Gjukanoviq i dha BIA-s serbe pasqyrë të qartë të situatës në veri

Gjykata Themelore i pati listuar rastet kur Gjukanoviq, si punonjëse e OSBE-së në Kosovë ka raportuar për shërbimin sekret serb, BIA. Në aktgjykimin e plotë të Gjykatës Themelore, me të cilin Gjukanoviq është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “Spiunazh”, e të cilin e ka siguruar KOHA, tregohet se ajo ka paraqitur edhe “shqetësimet” që OSBE-ja në Mitrovicë i ka paraqitur për kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës së Veriut, Dragisha Milloviq. Ato ia kishte përcjellë agjentit të Shërbimit Sekret Serb, Aleksandër Vllajiq, po ashtu i dënuar në Kosovë për spiunazh.

Sipas konstatimit të Gjykatës, Gjukanoviq e kishte njoftuar Vllajiqin edhe për Adriana Hoxhiqin, për të cilën kishte thënë se ishte e pakënaqur me mungesën e pushtetit.

Informatat që e pandehura Gjukanoviq i ka mbledhur “në hollësi” dhe “me përkushtim”, Gjykata ka konstatuar se ia ka përcjellë në kohë reale të pandehurit Vllajiq.

Sipas dokumentit, e ajo i kishte dërguar Vllajiqit informata edhe për policinë, por edhe për organizatat islamike në disa komuna.

Edhe Me 6 vjet burgim dënohet e akuzuar në rastin “Spiunazhi”, Jelena Gjukanoviq Arbëri Me 6 vjet burgim dënohet e akuzuar në rastin “Spiunazhi”, Jelena Gjukanoviq

Sipas Themelores, nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor përtej çdo dyshimi vërtetohet se e akuzuara kishte ndërmarrë veprimet në drejtim të kryerjes së veprës penale, ashtu që nga viti 2018 e deri me datë 26 qershor 2024, kur është arrestuar Vllajiq, e akuzuara duke qenë edhe në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, më dashje ia ka dërguar informatat e ndryshme të dënuarit për spiunazh Vllajiq, dhe ka vepruar sipas udhëzimeve të tij, me qëllim që këto informata të dërgohen te BIA.