Arbëri

Ankesa për pritje të gjata në qendrën për “COVID-19” në Prishtinë

Në mungesë të spitalit të saj, Prishtina është detyruar që tash e disa muaj njërën nga qendrat e saj mjekësore ta shndërrojë në hapësirë për trajtimin e pacientëve të infektuar me sëmundjen COVID-19.

Në lagjen “Kalabria” ofrohen rreth 200 shërbime në ditë për qytetarët e infektuar, duke përfshirë infuzione e antibiotikë, që ata duhet t’i blejnë me paratë e tyre.

Por, fluksi i madh i pacientëve dhe numri i vogël i infermierëve po u shkaktojnë vështirësi qytetarëve.

Kjo pasi Komuna akoma nuk mbulon shpenzimet për terapinë. Vështirësi, pacientët po kanë edhe për të ardhur në qendër.

Komuna thotë se për ta ulur kohën e pritjes së qytetarëve është shtuar numri i shtretërve.

Qytetarët pritet ta paguajnë vetë terapinë të paktën edhe dy javë, pasi drejtori Gashi thotë se pas kësaj periudhe pritet t’u lejohet të furnizohen me antibiotikët e nevojshëm.

Besime Dobratiqi është infermiere përgjegjëse në këtë qendër, e cila thotë se pas infektimit të shumë prej kolegëve të saj po e kanë të vështirë ta menaxhojnë numrin e madh të pacientëve.

Përmes kontratave me kushte të veçanta, Komuna pritet që gjatë javës së ardhshme të angazhojë rreth 50 punëtorë shëndetësorë.