Presidenca e BeH në mbledhjen e sotme nuk e ka pranuar Kosovën si shtet, raporton “Avaz" duke cituar agjencinë "SRNA".
Në mbledhjen e sotme të treshes së Presidencës së BeH të përbërë nga Shefik Xhaferoviq, Zhelko Komshiq e Milorad Dodik, nuk pati koncesus për njohje të Kosovës. Madje agjencia e Republikës Serbe në Bosnje, "SRNA", raporton se të tre anëtarët e Presidencës kanë votuar kundër pranimit të Kosovës.
Komshiq më herët kishte kërkuar që njohja e Kosovës të përfshihet në pikë në rend dite të Presidencës, duke shpjeguar se është e nevojshme të respektohet vullneti i shqiptarëve në Kosovë dhe tha se pavarësia e Kosovës është një situatë faktike.
Në seancën e Presidencës më 17 shtator, Dodik, votoi kundër njohjes së Kosovës dhe njoftoi se do ta inicionte mbrojtjen e interesit jetësor kombëtar për atë çështje, për të cilën vendosi Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe të Bosnjës, e cila konfirmoi se nuk ka njohje.