Ngacmimet seksuale

Anëtarët e Këshillit të Etikës s’lejohen të dalin nga Rektorati pa vendosur për Xhevat Krasniqin

Profesori Xhevat Krasniqi duket u futur ne Rektorat, ai pritet nga protestues. Krasniqi akuzohet per ngacmim

(E përditësuar 13: 50) - Pasi që Këshilli i Etikës e ka përfunduar intervistimin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, studentët që janë duke protestuar para ndërtesës së Rektoratit nuk po i lejojnë të dalin nga ndërtesa anëtarët e Këshillit.

Ata kanë thënë se nuk do t’i lënë të dalin derisa të marrin një vendim, siç kanë thënë, të paktën për suspendim të profesorit Krasniqi.


Këshilli i Erikës interviston profesorin e denoncuar për ngacmim seksual

Profesori i denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi, ka hyrë në Rektorat ndërsa po intervistohet nga Këshilli i Etikës. 

Lëvizja Feministe Studentore në një postim në Facebook ka shfaqur videon kur profesori hyn në Rektorat. 

“Kjo intervistë po ndodh një muaj nga denoncimi i tij nga 27 studente. Ky neglizhim i rastit nga Këshilli i Etikës është i papranueshëm”, është thënë Lëvizja Feministe Studentore, e cila ka bërë thirrje për shkarkim të profesorit e po ashtu të Këshillit të Etikës.