Ish-anesteziologu i klinikës “Medicus”, Sylejman Dulla, ka pranuar para gjykatës se ka pasur raste kur aty pacientëve u janë hequr veshkat, shkruan sot Koha Ditore. Mirëpo nuk ka treguar nëse ato janë shfrytëzuar për transplantim.
Pacienti i fundit, i cili është operuar në këtë klinikë, e ku Dulla ka asistuar si anesteziolog, ka thënë se e kishte “lëkurën me ngjyrë të errët” dhe nuk ka ditur të flasë gjuhën shqipe.
Këto deklarata anesteziologu i ka bërë të mërkurën në gjykimin e ish-kolegëve të tij, urologut Lutfi Dervishi dhe anesteziologut Sokol Hajdini.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.