Arbëri

Andoni: Sorenseni po fiton kohë me Kosovën e po e teston Serbinë

Ben Andoni

Analisti politik, Ben Andoni, ka deklaruar se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, dëshiron të fitojë kohë në raport me Kosovën pasi ende s’janë formuar institucionet, e për Serbinë, ai u shpreh se po dëshiron ta testojë.

Andoni ka thënë të hënën në “Interaktiv” të KTV-sëse Serbia është në pozicionin më të pamundshëm për të dialoguar me Kosovën, derisa ka shtuar se Kosova ka rëndësi shumë të amdhe për të bërë dialog.

“Sorensen po fiton kohë me Kosovën, e Kosova duhet të formojë qeveri e negociatori i ri besoj se do të jetë Besnik Bislimi. Nga ana tjetër, ka kohën që të testojë Serbinë. Vuçiqi dhe njerëzit e tij janë në pozicionin më të pamundur të mundshëm për të bërë dialog...Rëndësia është më e madhe për ta”, ka thënë Andoni.

Analisti politik u shpreh se Kosova duhet të vendosë vija të kuqe në lidhje me palën serbe, derisa tha se partitë politike “duhet të jenë unanime me njëra-tjetrën”.

“Kosova është e të gjithë shqiptarëve, vend i mbajtur me shekuj dhe shyqyr që ekziston. Duhet të kesh kujdes kur janë në opozitë e në pushtet. Bota me këto shqetësime s’mund të presë trallisjet e Beogradit dhe të Prishtinës. Duhet të ecën përpara dhe t’i respektojnë qytetarëve e vendeve që duan të të jetojnë mirë”, ka shtuar ai.

Andoni i ka quajtur “paradokse” deklarimet e djalit të presidentit amerikan, Donald Trump Jr që u shpreh se ishte gabim bombardimi i Serbisë në 1999-n. Ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të kenë qëndrimin që e kanë pasur deri më tani për Kosovën.