Arbëri

Ambasadori i Kosovës në Tiranë: Kemi flamurin tonë, duhet sistem IBM në dogana

Ambasadori i Kosovë në Shqipëri Sylë Ukshini ka dërguar një shkrim të publikuar në portalin Tema tv, me të cilin mohon shkrimin që sot e ka publikuar Koha.net të huazuar nga mapo.

Shkrimin nga Tema TV po e botojmë në tërësi:

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini është kundër idesë së Kryeministrit Edi Rama për një “president të përbashkët”. Në një intervistë për "TemA Tv" Ukshini është shprehur se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e saj dhe të dy shtetet kanë synim të përbashkët integrimin në BE.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë Sylë Ukshini nuk pranon të komentojë deklaratat e kryeministrit Edi Rama për President të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një javë më parë në parlamentin e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë, Rama hodhi idenë e një presidenti të përbashkët. Ndërkohë këtë të hënë në një intervistë për TemA TV Ambasadori Syl Ukshini u shpreh se Shqipëria e ka njohur Kosovën me flamurin e sajë dhe aspirata e tyre e përbashkët është integrimi në BE.

Ukshini ka folur edhe për shqetësimin e bizneseve në dogana. Ai thotë se Bizneset e Kosovës ankohen për veprimet burokratike. Ai shprehet se dy vendet kanë vullnet politik por se kjo nuk është e mjaftueshme

I pyetur në lidhje me deklaratën e Ministrit për Diasporën Pandeli Majko në një intervistë për zërin e Amerikës ku thoshte se Shqipëria e ka bërë punën e sajë dhe se presin nga Kosova e cila është e ndikuar nga interesat e bizneseve Ambasadori ka këtë përgjigje.

pëfaqësoj në radhë të parë interesat e shtetit të Kosovës dhe biznesit të Kosovës dhe nga bisedat që kam pas ata kanë shumë vërejtje që ndoshta Majko nuk i di. Por këtu nuk është momenti që duhet të bëjmë më shumë garë kush ka më shumë të vërejtje.

Ndërkohë ambasadori shprehet se është e nevojshme vendosja e një sistemi IBM në dogana, por nuk është momenti i duhur për heqjen e kufijve mes dy vendeve.

Ukshini thotë se së shpejti do të organizojnë një forum biznesi ku do të marrin në konsideratë të gjitha ankesat e bizneseve për ti referuar në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.