Arbëri

Ambasada britanike: Njohja nga Sudani, hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës

Flamujt e Kosovës dhe Sudanit

Britania e Madhe e ka përshëndetur njohjen e fundit ndaj Kosovës që erdhi para dy ditësh nga Sudani. 

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë e ka cilësuar këtë njohje si hap të rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës.

“Njohja më e fundit e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga Sudani – moment krenarie dhe një hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime”, thuhet në postimin e ambasadës britanike në Facebook. 

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar të shtunën se shteti i Sudanit ka vendosur ta njohë Kosovën si të pavarur. 

E njohja nga ky shtet u konfirmua ende pa u bërë një muaj që nga njohja prej shtetit të Kenias.