Arbëri

Alcantara largohet nga Barcelona

Thiago Alcantara

Spanjolli Thiago Alcantara është larguar nga posti i ndihmës trajnerit te Barcelona. Alcantara javë më parë ishte bashkuar si ndihmës trajner i Hansi Flickut, por ish-mesfushori do të zëvendësohet nga Arnau Blanco. 

“Arnau Blanco, deri tani ka qenë trajner i ekipit U16 të Barcelonës dhe do t’i bashkohet ekipit të trajnerit të Hansi Flickut në vend të Thiago Alcantaras. Ai ka punuar në sistemin e të rinjve të Barçës për 11 sezonet e fundit dhe do të marrë rolin e Alcantaras. Klubi vazhdon të tregojë përkushtimin për zhvillimin profesional të trajnerëve në Barcelonë”, ka njoftuar Barça të premten.