Arbëri

​Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

aeroporti

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari"

Një tjetër kërcënim me bombë ka ardhur në adresë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” të mërkurën.

Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, ka thënë se janë evakuuar të gjithë të pranishmit. 

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, ka thënë Gara për KP.

Kërcënim të njëjtë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se ishte i rremë.