Arbëri

Akujt në pullaze rrezikojnë qytetarët në Prishtinë

Krahas vështirësive për të qarkulluar nëpër rrugë dhe trotuare, bora shkakton edhe një problem tjetër.

Akujt e grumbulluar nëpër pullazet e objekteve në kryeqytet po rrezikojnë qytetarët.

Kjo ndodh sidomos gjatë ditëve kur temperaturat janë pak më të larta dhe akujt fillojnë të shkrihen, raporton emisioni “038” në KTV.

Një banor i lagjes “Ulpiana” ka kërkuar ndihmë në qendrën e zjarrfikësve.

Ekipi i këtij shërbimi përgatitet dhe del menjëherë në vendin e ngjarjes ku intervenon për të larguar akujt.

E gjithë kjo procedurë, sipas zjarrfikësve, nuk përfundon pa probleme.

Dobratiqi tregon arsyet e grumbullimit të këtyre akujve.

Vetëm gjatë së martës, ky ekip ka kryer nëntë intervenime të ngjashme nëpër lagjet e Prishtinës.

Ndërmarrja Publike Banesore thotë se bën vetëm mirëmbajtjen e hapësirave të brendshme të banesave me të cilat kanë marrëveshje.