OJQ-tw “Qytetarët Aktivë” dhe “Kosova Wildlife Care” kanë gjetur disa shkelje dhe lëshime ligjore që janë bërë në Parkun “Ujëvara e Mirushës”.
Në takimin e mbajtur në Termokiss të Prishtinës pjesëmarrësit në panel: Flutra Zymi OJQ “Qytetarët Aktivë”, Albert Krasniqi OJQ “Kosova Wildlife Care”, Nazmi Hasanramaj OJQ “Klubi Alpin Prishtina”, Fabian Tenche “WWF” ; Ali Sefaj “Agjencioni Për Mbrojtjen e Mjedisit”; Ardian Nrecaj nga “Grupi për mbrojtjen e Ujërave dhe Mjedisit”, përfaqësues nga Komuna e Klinës, Ibër Elezaj dhe Dardan Bashota.
Ata kanë diskutuar për hapat që duhet të ndërmerren që të mbrohet Ujëvara e Mirushës, si njëri ndër parqet kombëtare më të rëndësishme në Kosovë, transmeton KOHA.
Shkeljet dhe lëshimet ligjore që kanë hasur ata janë:
1. Diga në Malishevë nuk ka leje komunale dhe as mjedisore dhe qëllimi i ndërtimit sipas përfaqësuesit të Komunës së Malishevës është për sportin rekreativ të peshkimit dhe ndikon në sasi të vogël në humbjen apo thatësinë e ujit në Ujëvarat e Mirushës. Mirëmbajtja e kësaj dige është në gjendje të keqe.
2. Shëtitorja përgjatë rrjedhës në Lumin Mirusha nuk ka leje komunale por një leje mjedisore nga Ministria dhe nuk kemi marrë përgjigje me çfarë standarde apo kritere është marrë për bazë ndërtimi i shëtitores prej 8-10m gjerësi, duke pas parasysh që i përket kategorisë “Monument Natyror”.
Për çfarë arsye nuk është shfrytëzuar shtegu ekzistues prej 2m që i plotëson standardet ndërkombëtare për shtigje. Pra, ndërtimi i kësaj shëtitore nuk ka përfillur rregulloret e shtigjeve dhe shëtitoreve në zonë të mbrojtur dhe zonë të veçantë, si bazë do duhej të kishin shtigjet në Parkun e Gërmisë.
4. Ujërat e zeza një ndër problematikat kryesore të lumenjve dhe liqeneve në Kosovë, si dhe mungesa e standardeve të rregullimit të shtretërve të lumenjve, nga ky takim kuptuam që qeveria me gjithë komunat nuk kanë ndonjë plan adekuat që përmbush standardet e rregullimit të shtretërve të lumenjve dhe mirëmbajtjen e tyre.
E hapat që do të ndiqen janë si më poshtë:
1. Do të kërkohet nga të gjitha institucionet qeveritare dhe komunave të kemi qasje në gjithë dokumentacionin për digën dhe shëtitoren.
2. Do të kërkohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Klinës plan projekti dhe dokumentacioni për projektin infrastrukturor në Parkun e Ujëvarës së Mirushës, që ka koston prej 384 mijë eurosh dhe financohet nga Ministria. Ky plan duhet të analizohet dhe mbikëqyret nga qytetarët dhe aktivistët e mjedisit.
3. Ne do të kërkojmë nga të gjitha institucionet përkatëse si dhe dy Komunat që i takojnë Parkut Mirusha qasje në të gjitha dokumentet për ndërtimet që janë bërë dhe do të bëhen në Parkun Mirusha.
4. “IUCN - International Union for Conservation of Nature” do të njoftohet për këto shkelje, duke marrë parasysh që Ujëvara e Mirushës është në mbrojtjen e saj.