Arbëri

Aktakuzë për krime lufte ndaj një boshnjaku, akuzohet për vrasjen e tre shqiptarëve në Gjakovë

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit J. Sh. i nacionalitet boshnjak, për kryerje të veprës penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i pandehuri akuzohet se gjatë luftës në Kosovë, ka marrë pjesë në vrasjen e tre civile të nacionalitet shqiptar, që kanë ndodhur në shtëpinë e familjes Dyla në Gjakovë.

Sipas njoftimit hetimet kanë zbuluar se i pandehuri ka marrë pjesë edhe në dëbimin e familjes Dyla dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre.

Kjo çështje penale thuhet se tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.