Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 22 tetor të vitit të kaluar.
Sipas aktakuzës, K.XH. me dashje dhe me qëllim të frikësimit lidhur me pozitën e tij si kryeministër, e ka kanosur publikisht Kurtin.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë ndaj të pandehurit K.Xh., lidhur me veprën penale ‘Kanosja’. Sipas aktakuzës, i pandehuri K.Xh., më 22 tetor 2025 me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, lidhur me punën dhe pozitën e tij zyrtare si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, publikisht e ka kanosur të dëmtuarin A.K”, thuhet në njoftim.

-
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit
-
Kurti kritikohet për standard të dyfishtë në raport me organet e drejtësisë
-
Klinaku e Selmani mohojnë fajësinë për kërcënimin e Kurtit. Ai nuk kërkon dëmshpërblim
-
Sot në “60 Minuta”: Procesi gjyqësor për kanosje të kryeministrit
-
Opozita i reagon Kurtit për paraqitje në seancën ndaj Klinakut, përgjigjet Kryeziu