Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, të nacionalitetit shqiptar, nën dyshimin e bazuar se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
M.I. dyshohet se gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, në bashkëkryerje me forcat policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime e keqtrajtime ndaj popullatës civile shqiptare.
Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi M.I. gjendet në arrati.
“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri, gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore serbe, ka kryer vrasje, dhunime, arrestime dhe keqtrajtime ndaj popullsisë civile shqiptare që nuk ishin të përfshirë në luftë. Prokuroria ka propozuar mbajtjen e gjykimit në mungesë, konform dispozitave të KPPK-së, për shkak se i pandehuri gjendet në arrati. Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.