Arbëri

Aksion policor për procesin zgjedhor në Prishtinë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në Prishtinë që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Baki Kelani i ka thënë KOHËS se operacioni po realizohet në bashkëpunim me Prokurorinë.

“Mund të konfirmojmë se në bazë të kërkesës së Prokurorisë dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor. Ky operacion i cili është duke u realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërlidhet me procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin policor.