Prishtinë, 30 mars - Komuna e Prishtinës, nëpërmjet një njoftimi publik ka bërë të ditur se bashkë me kompaninë “Pastrimi” do të bëjë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Sipas njoftimit, aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në 5 zona të ndryshme të qytetit, si në vijim. Për këtë shkak është publikuar edhe orari i grumbullimit. Kësisoj, më 9 prill, aksioni do të zhvillohet në lagjet: “Mati 1”, “Matiqan”, “Bregu i Diellit”, “Lagjja e Spitalit”, “Aktash”, “Lagjja e Muhaxherëve”, “Velania”, dhe “Vellusha”. Më 10 prill në lagjet: “Medrese”, “Gjinaj”, “Taslixhe”, “Bledi”, “Vreshta”, “Çamëria”. Më 11, në lagjet: “Kalabria”, “Qendër”, “Dardani”, “Lakrishte”, “Ulpianë” dhe “Hajvali”. Më 12 prill në lagjen: “Kodra e Trimave” dhe më 13 prill mbyllet me aksionin në lagjet: “Arbëria” dhe “Tophane”.
“Qytetarët obligohen që në lagjet e caktuara, sipas datave, t’i vendosin mbeturinat para shtëpive të tyre. Ose, në periudhën kohore nga 9 deri më 13 prill, t’i sjellin ato vetë në kompaninë “Pastrimi””, thuhet në njoftimin e Komunës.